Debati për 'Poliçanin'/ Çupi: Hajdutë të pamëshirshëm, u bletë shqiptarëve letrat me vlerë për 5 lekë!

6 Qershor, 17:00
  • Share

1715849157_dhuratacupi.png

Projektligji “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan” përfshiu në debate të ashpra mazhorancën dhe opozitën në seancën e sotme plenare.

Deputetja Dhurata Çupi akuzoi qeverinë se gjatë vitit 2023 ka blerë letrat me vlerë “për 5 lekë nga qytetarët dhe ua ka dhënë oligarkëve”. Ky është një projektligj i bërë me porosi, sipas Çupit, që iu drejtua mazhorancës me fjalët: “të pashpirt, të pamëshirshëm dhe hajdutë”.

“Ky është një ligj që thjesht ka firmosur një deputet e PS. Është një projektligj që është i porositur zoti Braçe. E kam thënë në mars, kur në mars, me nismën e një deputeti, shtyu afatin e ligjit për investime strategjike. Në maj, ndryshoi ligjin për privatizimin dhe tani vjen sërish me një nismën e një tjetër deputeti për shtyrjen e letrave me vlerë. Duke qenë se janë ligje të lobuara, ligje me porosi, natyrisht kryeministri i shmanget firmës dhe përdor firmat e kolegëve deputetë, që rreshtohen aty sa herë ua ka nevojën. Ky ligj është ndryshuar rreth 8 herë dhe ajo që më bën përshtypje është se në 2023, afatet e letrave me vlerë kanë përfunduar dhe vijmë këtu 6 muaj pasi ka përfunduar afati. Dhe vini këtu si të pashpirt që jeni, si të pamëshirshëm dhe hajdutë total, edhe këto letrat me vlerë, ua morët letrat me vlerë qytetarët, ua bletë me 5 lekë në 2023 duke u bërë presion, u thotë skadojnë në 2023. Dhe fuqizohen disa biznesmenë dhe sot vihet këtu thuhet i kemi për legalizim. Ka qenë një fushatë, në çdo muaj të 2023, njerëzit thoshin duhet t’i shes se skadon afati, dhe i kanë blerë oligarkët. Ju e bëni çdo gjë me llogari, nuk bëni asgjë për njerëzit e thjeshtë”, tha Çupi.


Lajmi kryesor:

‘Berisha kthen kaosin’, Rithemelimi e do në grupin e PD, Kuvendi s’e pranon! Bllokojnë foltoren, PS: Dilni mbushni numrin e protestuesve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?