Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia. Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.
“Në këtë sallë, hëm të qash, hëm të shash, të bën deputetë. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë?
Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jmi bashkë.
E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin.”-tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje
G.MO//ReportTv.al