Gjatë një interviste me gazetarin e mirënjohur britanik Piers Morgan në emisionin Uncensored, Princ Lekën II nuk i vlerëson deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.
Duke e konsideruar veten avokat të lëvizjes së lirë, Princ Leka Zogu II, thotë se shqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.
“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.
Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.
te pyesesh kete per shqiptaret, eshte si te pyesesh nje nga Bangladeshi per komunitetet vendase te Amazones .... pika ... ja e morem vesh qenka akoma gjalle pinjolli. Princ ky? ne shekullin e shkuar e koken e tij vetem !
PërgjigjuLere ironine. Je kunder atyre qe thote. Apo nuk rri dote pa share?
Pse ka Shqiperia princ? Mesa di une jemi republike parlamentare dhe i ashtuquajtur ose i vete quajtur princ egziston ne perrallat me mbret Zogjsh apo Shpeze te tjera
PërgjigjuSa mire do ishte te ishte ky djale e jo kta super hajdute qe kemi...