Pasi kryeministri Edi Rama në mënyrë jo të drejtpërdrejtë akuzoi opozitën si fabrikuese të shpifjes se studentët po nxirren jashtë konvikteve për shkak të strehimit tëafganëve, menjëherë ka ardhur përgjigjia nga PD.
"Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti", thuhet në reagimin e Albana Vokshit.
Lajmi kryesor: