Debati në universitete, kreu i Komisionit për Report Tv: Zgjedhje pa studentë nuk ka, Koni t'i drejtohet apelit

6 Maj 2020, 15:35| Përditesimi: 6 Maj 2020, 17:26

  • Share

Nuk dihet ende si do të jetë fati i zgjedhjeve në universiteteve. E sigurt është që studentët do ta thonë fjalën e tyre. Këtë e konfirmon për Report Tv kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve Majlinda Keta. Emri i parë i kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës ka mbërritur në zyrat e këtij institucioni. Ai është Artan Hoxha, dekani i Juridikut.  Janë hedhur edhe idetë për mënyrën e votimit, sistemi elektronik nuk do të ishte i gabuar nëse përzgjidhej sipas Majlinda Ketës.

Ngërçi më i madh në këtë proces duket se janë kundërshtimet e shprehura nga rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i cili ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në datën 12 qershor. Kryetarja e komisionit institucional të zgjedhjeve i sugjeron që cdo ankesë t'ia drejtojë komisionit të apelimit. Aktualisht 5 nga 6 fakultetet po vijojnë normalisht përgatitjet për zgjedhje, përvec dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku i cili në Report Tv ka shprehur qëndrimin për shtyrjen e zgjedhjeve në këtë periudhë pandemie.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?