Debati për zgjedhjen e tij në Autoritetin e Dosjeve, Simon Miraka në Report Tv: Jam propozim i shoqatës të ish përndjekurve! Kam aprovimin e socialistëve, Alibeaj-Bardhi kundër

2 Qershor 2022, 18:19| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 19:19

  • Share

Emri i Simon Mirakës u vu në qendër të debatit politik të palëve, kur në Kuvend mazhoranca tha se nuk do ta kalonte në seancë plenare deri në momentin kur do t’i hiqet nga emrat e propozuesve të tij firma e Sali Berishës.

Të gjithë këtë debat për emrin e tij e sqaroi në ‘Studio Live’ në Report Tv vetë Simon Mirakaj, një prej ish-të përndjekurve të komunizmit më të njohur. Në bisedë me gazetarin Arbër Hitaj, vetë Mirakaj thotë se ai nuk është propozim i ndonjë partie për i Shoqatës të Ish-Përndjekurve por sipas ligjit duhen firma të 28 deputetëve.

“Ligji i dosjeve i vitit 2015 I jep mundësinë anëtarëve të Autoritetit të rikandojnë për një mandate të dytë. Për mandatin e dytë timin pata mbështetjen e shoqatave të përndjekurve politikë, si propozim i tyre. Edhe propozimet e shoqërisë civile duhet të kenë mbështetjen e 28 deputetëve. Unë mora kontakt fillimisht më kryetarin e PD, z. Basha. Më thotë se kam lënë Alibeajn. Plotësova dosjen dhe prita disa muaj. Pas pritjes marr kontakt vetë me disa deputetë. Pasi ata filluan të mblidhnin firmat, më thanë se i kishte ndaluar Alibeaj. Një pjesë nuk iu bindnin urdhrit të Alibeajt dhe e firmosën, ndër ta ishte edhe firma e z. Berisha. Emri im ndër të tjerë u miratua nga Komisioni i Ligjeve.  Çupi dhe Gazment Bardhi, dy deputetë të PD, kontestuan emrin tim duke qenë se unë isha firmosur nga z. Berisha. Mua më shqetësoi mënyra se si Alibeaj e bërë në prapaskenë këtë. Bardhi e tundte fletën me firmat dhe me një fjalor të rëndë që më shqetësoi më tepër.  Unë nga Partia Socialiste e mora aprovimin. Unë i shoh si kundërshtar politik, jo armiq. Gjithsekush ka të drejtën të shkojë atje ku e gjen veten”, tha Mirakaj.

Ndërsa lidhur me debatin se emrin e tij e ka firmosur Berisha, Simon Miraka e konsideron si të parëndësishëm.

“Për mua Berisha është deputet si gjithë të tjerët. Nuk e kam vendosur unë në listë, por e ka vendosur z. Basha. Unë s’kam për t’i hyrë debatit tani se kush është Berisha. Edhe Kryeministri po ta kishte firmosur të njëjtën gjë do të kisha bërë. Ata që e bëjnë këtë diskutim, e bëjnë sepse bëjnë sikur kanë zbuluar armikun”, tha ai.

Kujtojmë se më 27 maj Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, mes të cilëve edhe ai i Simon Mirakës. Kjo solli një reagim të ashpër të deputetit Gazment Bardhi, i cili reagoi ashpër ndaj mazhorancës në Komisionin e Ligjeve ku u miratua kandidatura duke thënë se janë të pafytyrë pasi janë betuar se nuk pranojnë asgjë që vjen nga 'non grata'. 

Në seancën plenare të së hënës, Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka folur për debatin në lidhje me propozimin me firmën e Berishës të Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, duke nënvizuar se firma e Berishës që e cilëson 'katran me bojë' është arsyeja që kandidatura e Simon Mirakës nuk do të merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga ish kryeministri.

"Z. Simon Miraka të cilin unë e kam votuar pak vite më parë në mandatin e tij të parë në autoritetin që e ngriti kjo shumicë. Kur PD ishte në pushtet nuk u ngrit kurrë një institucion që të hidhte dritë për dokumentet e sigurimit të shtetit. Dhe arsyeja është se edhe ky që bëri zhurmë këtu ka dritëhijet e tij.  Ne nuk kemi asgjë me kandidaturën e z. Miraka. Jemi të gatshëm ta votojmë sërish nëse nga lista e propozuesve të hiqej emri i katranit me bojë. Do të ishte fyerje ndaj z. Miraka nëse pjesë e propozuesve do të ishte katrani", tha ai në seancë. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lazimi: 02/06/2022 22:54

    O Simon mbete bishti i Sali non grates nuk te vjen turp ti linde e u rrite ne internim nga komunistet dhe je bere me komunist se ata.... Turp te keshe Simon Miraka o bishti i Saliut qe ka 30 vite qe tallet me shoqaten tuaj dhe e copetoi si mos me keq. Turp Simon thirri mendjes se po lini nam Saliu kundra Amerikes ju me saliun ja kaluat enveristeve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?