Brizida Gjikondi dhe Kristaq Kume

Debati për Zgjedhoren/ Shoqëria Civile tenton sërish: Referendum për sistemin, të vendosë populli

11 Maj 2020, 18:23| Përditesimi: 11 Maj 2020, 18:33

  • Share

TIRANE-Grupi nismëtar i shoqërisë civile që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor deklarojnë se kanë filluar sërish procedurën për t'ia arritur qëllimit. Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor thotë se u takon qytetarëve që të vendosin dhe se nuk janë dorëzuar për të realizuar këtë qëllim edhe pse herën e parë dështuan.

"Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë: atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vendit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz: A jeni dakord të ndryshohet Sistemi Zgjedhor, apo jo?

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati kuorumin e duhur herën e parë kur ne aplikuam për këtë Nisëm Referendare, ne sigurojmë mbarë opinionin që këtë nisëm qytetare ne do e çojmë deri në fund, jo vetëm për ta realizuar atë por edhe për ti treguar shqiptarëve krizën e thellë Institucionale që po kalon KQZ, Kolegji Zgjedhore dhe cdo strukturë tjetër që ka të bëjë me këtë Procedurë.

Në fund të këtij procesi kompleks, por jetik për fatet e demokracisë, duhet të jenë vetë  qytetarët të vendosin llojin e sistemit zgjedhor që duan" thuhet në deklaratë. Pjesë e këtij grupi janë emra të njohur si ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, Brizida Gjikondi apo edhe Enis Sulstarova, kryetar i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Lëvizja e këtij grupi vjen teksa politika po vijon diskutimet për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, por sipas të gjitha gjasave pa prekur sistemin zgjedhor, pasi vetëm opozita parlamentare e kërkon me ngulm një gjë të tillë.

Grupi nismëtar
Kristaq Kume
Brizida Gjikondi
Lavdosh Ferruni
Silvana Bello
Andi Tepelena
Elvis Hoxha
Kreshnik Merxhani
Enis Sulstarova
Kleida Abas
Evrikli Kolovani
Kiara Muka
Liridona Hoxha

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?