Përplasja mes dy vajzave në emision

Debati që degradoi në dhunë fizike mes dy vajzave në mes të emisionit, reagon AMA: Shkelje e ripërsëritur, të shtyhet orari i transmetimit!

16 Dhjetor 2022, 19:41| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 19:48

  • Share

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar për debatin që degradoi në dhunë fizike në studion e ‘Përputhen’. Në reagim thuhet se sjelljet e bëra gjatë emisionit përbëjnë shkelje të pajustifikueshme për shkak se edhe produksioni nuk ka shmangur shfaqjen e tyre për publikun.

“Sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare”-citohet në reagim.

Më tej, AMA ka tërhequr vëmendjen e emisionit ku janë transmetuar pamjet e dhunës fizike mes vajzave, duke theksuar se duke qenë se skena të tilla ishin të përsëritura, atëherë duhej që të shtyhej orari i transmetimit të emisionit dhe të hieqn nga kanali i Youtube të gjitha pamjet që tregojnë dhunën e përdorur.

“Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati shtyrjen e orarit të transmetimit aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube”-thuhet mes të tjerash në reagim.

Skandali i përplasjes fizike mes dy vajzave të emisionit ‘Përputhen’ ndodhi dy ditë më parë, ku pas fyerjeve mes tyre, debati u përshkallëzua në goditje të njëra tjetrës.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qyli: 17/12/2022 00:00

    Na myten rruspiet e bundrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?