Debati Rama-Farage për emigrantët shqiptarë është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’. Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se ky kryeministrit nuk duhet që të ishte futur në këtë debat.
Ai tha se me këtë debat Rama po dëmton ata shqiptarë që janë integruar dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike.
‘Rama po i bënë dëm shqiptarëve të ndershëm dhe më vend të përdor ministrinë e brendshme dhe të negocionte ne duhet që ti kërkojmë ligjërimin e statusit të këtyre shqiptarëve se janë njerëz punëtor dhe të aftë dhe kanë krijuar familjet atje. Nuk janë si disa kombësi të tjera që nuk integrohen, ata flasin me theks britanik dhe janë të integruar dhe në vend të përfaqësojë interesat e këtij kontegjenti, po shkon dhe merret me një qesharak si ai. Ai ka këtë interes sepse ai nesër nëse shkon në zgjedhje del para britanike dhe thotë shihni sa i rëndësishëm jam edhe kryeministri i një vendi me popullsi problematike merret me mua, më votoni mua’, tha ai.
Edhe gazetari Arben Manaj, tha se Rama duhej ta kishte shmangur këtë debat me Farage. Sipas tij, Rama nuk po e ndihmon komunitetin shqiptar në Britani.
‘Rama s’duhet të niste fare këtë debat. E them me bindje që nga përvoja ime 95 % e rastet kur shqiptarët përfundojnë në gjykata britanike janë për kokainë dhe kanabis. Ne harrojmë që këta shqiptarë që vijnë në Londër vijnë sepse kanë bërë shkollën e Lazaratit dhe Italisë dhe tregu aty kërkon edhe kokainën dhe kanabisin. Shumë prej tyre edhe kur kanë dal nga burgjet këta dihet se kush janë dhe shkojnë në vende të tjera ku mund ta bëjnë këtë aktivitet sidomos në Spanjë. Ka shumë që janë depërtuar dhe janë në procese hetimi. Nuk mund të themi nuk ka krim, sepse kjo ekziston është fakt dhe ne s’mund ta fshehim. Rama e ka pasur të lehtë që ta shmangte këtë debat’, tha ai.
Analisti Endri Tafani, tha se edhe 300 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani janë në kushte të paligjshme dhe kjo përbën shkelje të ligjit britanik.
‘Rama bëri gabim që hyri në debat, sepse Farage jeton me këto debate. Është futur në një fushë Rama që kujton se është mirë në është, por kjo është një betejë e humbur sepse ai është më i fortë sesa Rama në këtë pikë. Janë 300 mijë shqiptarë dhe janë ilegal dhe është vepër penale emigrimi ilegal. Edhe ata duhet që të ishin në burg, sepse janë në kushtet e ilegalitetit sepse në Britani është vepër penale. Nëse janë 300 mijë ilegal ca je duke kërkuar sepse edhe ata duhet që të ishin në burg’, tha ai.
Pedagog dhe konsulent për politikat dhe komunikimin në Londër, Erblin Jaku tha se duhet që të ishin shmangur shifrat në këtë debat.
‘Rama ka të drejtë kur thonë nuk është një në 50 dhe ai se provon dot dhe Rama i thotë ti po gënjen. Farage thotë kam marr një numër të përmbledhur dhe të dyja palët do të thotë se janë duke luajtur me numrat, pra duhet që të ishin shmangur numrat. Në një artikull që po lexoja thuhet se shqiptarët janë të parët në burgjet britanike dhe Fare thotë e shikoni që këta janë të parët’, tha ai.
Komente
