I pyetur lidhur me debatin Meta-Rama për mosdekretimin e ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj, Malaj u shpreh se dy liderët duhet që të uleshin dhe të dialogonin. Lidhur me figurën e Gent Cakaj, Malaj u shpreh se ai duhet të rritet në mënyrë profesionale.
"Në mënyrë apo një tjetër presidenti është pjesë e këtij procesi. Pas asaj unë shkoja si kreu i grupit parlamentar me emra alternativë. I propozonim emrat dhe i thosha: Ka ndonjë më të mirë? Dhe më pas ai më thoshte që në vend të këtij mund të vendoset një më i mirë. Nëse do ishin ulur dhe do kishin folur si burra shteti Meta dhe Rama nuk do të arrinin në këtë pikë. Unë them jo për Cakaj, sepse është djalë i ri. Ndjesa e kryeministrit ndaj Kosovës, ishte provokative. Cakaj ishte përzgjidhje por nuk e mirëkuptoj se argument kryesor ishte se sa libra ka lexura. Kjo sepse kryeministri ka në qeveri njerëz që nuk kanë lexuar asnjë libër. Në diplomaci veprohet me ujqër, vendet e mëdha ministrinë e Jashtme e kanë pasur të konsoliduar. Ai djalë do të rritet por duhet të ketë një rritje më graduale," - tha Malaj.
Lajmi kryesor: