Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Maskat e skaduara, jo për koronavirusin, ja ku përdoren

10 Mars 2020, 23:12| Përditesimi: 10 Mars 2020, 23:22

  • Share

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në ISHP u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se maskat e skaduara, të denoncuara nga opozita aktualisht nuk përdoren për koronavirusin në personelin mjekësor në sistemin parësor.

"Kjo maskë në sistemin parësor nuk përdoret as në ndërhyrjet kirurgjikale as në menaxhimin e asnjë rasti të dyshuar pasi do të përdoren maskat respiratore N/95  sipas rekomandimeve të OBSH-së. Jo vetëm stafi, por që nga menaxhimi, diagnoza po përdor maskën N/95 me filtër të plotë' tha ajo.

Po ku përdoret kjo masë që shkaktoi edhe debat të fortë politik?  "Këto janë maska të thjeshta që përdore në nivele shumë të ulëta të menaxhimit shëndetësor, janë sjellë nga Kanadaja, që nuk pranon elementë të skaduar dhe pajisje të eksportohen në Shqipëri" tha ajo.  

Ajo vlerësoi edhe punën e gazetarëve. "Janë në linjë të parë edhe ata si personeli shëndetësor. Por janë disa elementë bazë, si larja e duarve, mbajtja e maskës respiratore, tendenca për të kapur i pari familjarin, është e gabuar nëse nuk ndiqen masat e kontrollit të infeksionit. Maska duhet të jetë kirurgjikale, minimale mjekësore, pasi nga një tështitje apo kollitje maska ndalon këtë spërkatje". Ndërsa Enver Roshi kishte një kërkesë për pushtetin vendor. "Të ndalohet fshirja e rrugëve me fshesë".


Lajmi kryesor:

Rakacolli zbulon bisedën me Presidentin: E qetësuam! Shefja e Epidemiologjisë: Maskat e skaduara nuk përdoren për koronavirusin


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?