Debati i dytë 12 ditë para zgjedhjeve/ Trump-Biden: Jam presidenti më anti-racist në historinë e vendit! Covid po ikën

23 Tetor 2020, 07:28| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 12:41

  • Share

Tone më të qeta dhe një debat konstruktiv ka shoqëruar përballjen e fundit presidencial mes dy kandidatëve për president në SHBA, Donald Trump dhe Joe Biden. Në kontrast të plotë me debatin e parë këtë herë akuzat në planin personal ishin më të pakta. Nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, konflikti racial, gjendjen e familjeve amerikane, situatën e emingrantëve, marrëdhëniet me Kinën, ndryshimet klimaterike dhe lidershpi ishin temat mbi të cilat u ndeshën të dy kandidatët.

Tema e cila prodhoi një debat të gjerë ishte gjendja e komunitetit me ngjyrë në SHBA. Presidenti Trump i bindur në masat e marra, u shpreh se ai ishte me presidenti më anti racist në historinë e vendit, duke krahasuar veten edhe njëherë me presidentin Abraham Lincoln. 

Biden me ironi u përgjigj" Abraham Lincoln prezent këtu sot është presidenti më racist që ka pasur vendi". 

Biden theksoi se në vend ekziston racizmi insitucional dhe bëri thirrje për akses më të mirë në shkollim, në ndihma financiare dhe siguri në mënyrë që ti jepet fund dhunës sa më shpejt të jetë e mundur.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 sërish ishte temë qendrore e debatit, presidenti Trump gjatë gjithë kohës mbështeti idenë se administrata e tij reagoi në mënyrën e duhur dhe mori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët amerikanë.

Megjithatë kundërshtari i tij Biden theksoi se Trump nuk ka një plan të qartë për rimëkëmbjen e vendit.

Biden: Ky është i njëjti person që iu tha se epidemia do të marrë fund para Pashkëve, i njëjti që iu tha se virusi do marrë fund në verë. Ne jemi gati për të hyrë në një dimër të errët. Nuk ka asnjë shans që të kemi një vaksinë para mesit të vitit që vjen.

Trump duke ritheksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë vaksinë të sigurtë por ka disa kandidatë potencialë, shpreson që ajo të jetë gati për tu shpërndarë brenda disa javësh.

Trump: Ne nuk mund ta mbyllim veten në Bodrum siç bën Joe. Ai ka aftësitë të mbyllë veten. Ai ka shumë para që i ka kursyer në disa forma të diskutueshme, por njerëzit nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Unë si president i SHBA nuk mund ta bëja këtë.

Një tjetër temë për të cilën të dy kandidatët diskutuan gjatë ishin marrëdhëniet me Kinën, të dy u shprehën se do ta bënin atë të paguanin pavarësisht mjeteve të ndryshme që ata do të përdornin.

Trump shfrytëzoi rastin të akuzonte sërish Biden për përfitime nga shtete të tjera.

" Unë nuk kam marrë kurrë para nga Rusia. Unë nuk marrë para nga ajo. Askush nuk është treguar më i shpër se unë me Rusinë. Ata të kanë paguar ty shumë para dhe mbase e bëjnë akoma këtë gjë", tha Trump. I cili nuk nguroi të akuzonte sërish edhe të birin e Biden për bizneset e tij në Ukrainë.

Një tjetër temë mbi të cilën u diskutua ishte emigracioni ku nuk munguan akuzat ndaj njërit -tjetrit. Biden akuzoi Trump se ka ndarë 545 fëmijë të mitur nga prindërit e tyre, ndoshta duke iu humbur mundëisnë të bashkohen bashkë. Trump në anën tjetër mbrojti politikat e tij, duke thënë sërish se e vetmja gjë që dëshiron dhe do të arrijë është t'i japë fund imigracionit illegal.

Sistemi shëndetsor ishte një tjetër temë diskutimi, ndërkohë që Trump justifoi përpjekjet e tyre për të anuluar Obama Care, Biden ofron mundësinë e një sistemi miks. tqë ndërthurur mes privatit dhe publikut.

Qëllimi i vetëm sipas të dyvë është sigurimi i një standarti më të mirë jetese për qytetarët amerikanë.

Tema e fundit për të cilën u ndeshën kandidatët ishte në lidhje me ndrshimet klimaterike, Trump edhe njëherë mbështeti idenë e largimit nga Marrëveshja e Parisit, ndërsa Biden theksoi edhe njëherë rëndësinë e klimës në të arrdhmen, pasi sipas tij ka ngelur shumë pak kohë.

E ndërkohë që dita e zgjedhjeve po ofron t'i përveshin mënget në garën për Shtëpinë e Barrdhë, edhe pse ekzistojnë shqetësimet për ndërhyrjet ruse dhe iraniane.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 3 Nëntor në një atmnsoferë krejt ndryshe nga vitet e mëparshme për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha 2: 23/10/2020 09:50

    Se mos eshte Xhorxh Washington....!!! Hahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?