Protestues në SHBA ‘pro’ Ukrainës

Bota

Trump përzuri Zelensky-n nga Shtëpia e Bardhë, protesta në SHBA ‘pro’ Ukrainës

2 Mars, 14:24| Përditesimi: 2 Mars, 14:41

  • Share

Qindra qytetarë protestuan në Nju Jork, Los Anxhelos e Boston në mbështetje të Ukrainës, dhe kundër politikave të administratës amerikane në lidhje me luftën e Rusisë.

Protestuesit u mblodhën në Times Square të Nju Jorkut, shumë prej të cilëve mbanin flamurin blu-verdhë të Ukrainës në shpinë, ndërsa tubimi pro Ukrainës në Los Anxhelos u mbajt përpara objektit të SpaceX të Elon Musk.

Protestuesit mbanin në duar tabela pro-Ukrainës, në shumicën prej tyre shkruhej “Ukraina është e fortë”, “Ne jemi me Ukrainën”, “Amerika është me Ukrainën”.

Tubimet nisën të shtunën pas debatit në Shtëpinë e Bardhë që pati Donald Trump me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Lideri ukrainas shkoi në Ushington për nënshkrimin e marrëveshjes me Trump në lidhje me tokat me mineralet e rralla. Por kjo marrëveshje nuk u nënshkrua madje pati një përplasje e ashpër mes të dyve në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan e akuzoi homologun e tij ukrainas se po "e vendos veten në një pozitë shumë të keqe" dhe se "nuk ka kartat në dorë" për një marrëveshje. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?