Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm. Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë dëshmi kontradiktore, krahasuar me herën e parë. Këtë përballje në seancë ai e ka pasqyruar dhe në dalje të gjyqit ku duket i çorientuar dhe nuk pranon të flasë para medieve.
“Do më lini se jam i çorientuar pak, jam i sëmurë më dhemb koka”, tha Muça.
Lajmi kryesor:
Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan
B.K/ReportTv.al