'Debila, Meta më i freskët se kurrë!' Blushi shuan aludimet për gjendjen shëndetësore të kryetarit në burg! Strukturat në alert për t'u përballur dhëmb për dhëmb

24 Tetor, 15:14| Përditesimi: 24 Tetor, 16:49

  • Share


 

Foto: Tedi Blushi

Me presidentin në qelitë e burgut 313, sulmin dhe kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, një nga tre prokurorët që po hetojnë Ilir Metën i arrestuar prej 21 tetorit 2024, e vijon sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi.

Blushi sulmon dhe analistët të cilët kanë aluduar për një gjëndje shëndetësore jo të mirë për Ilir Metën.

“ Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart e poshtë kanë marrë mision të mbrojnë këtë rrëmbim terrorist dhe arresimin politik. 
Jemi në kontakt përditë, çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk duhet të ketë për gjëndjen e tij shëndetësore. Zero. Është në gjëndje të shkëlqyer shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në gjëndje të shkëlqyer. Ndaj nëse Zotit Meta po i ndodh dicka e papritur përgjegjësia personale bie tek Rama. Ilir Meta është president i Partisë së Lirisë dhe ka mbështetjen e të gjithë strukturave. Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart  e poshtë. Kanë marrë përsipër njëmision që as deputetët e Rilindjes nuk e marrin dot përsipër. Të jini të qetë"

Më tej Blushi tha se aksioni politik do të vijojë edhe më i fortë.

“Kemi shumëfishuar aksionin politik për tu përballur dhëmb për dhëmb dhëmb me çdo çmim me këtë regjim. Edhe me jetën tonë. Të gjithë anëtarët. Falenderoj mijëra anëtarë të Partisë së Lirisë që me të gjithë komunikimet që kemi pasur me strukturat janë gati në alert për tu përballur dhëmb për dhëmb dhe me jetën e tyre në këtë regjim një betejë që nuk ka kthim pas”


Lajmi kryesor:

Meta në burg, Blushi si kryetari me gjuhë të turpshme kërcënon kreun e SPAK: Dum Dumani, qen, vrasës me pagesë! Iliri e çmontoi nga brinjët, e detyroi të braktisë sallën


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?