Dëbimi i ambasadorit iranian, SHISH zbuloi në mars dy agjentë iranianë, të maskuar si gazetarë

20 Dhjetor 2018, 15:32| Përditesimi: 20 Dhjetor 2018, 19:34

  • Share

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, mes tyre dhe ambasadorit Gholam Hossein MohamMadnia, i dyshuar si i përfshirë dhe nxitës i akteve terroriste në Shqipëri, për institucionet shqiptare nuk është rasti i parë ku ndërhyhet për parandalimi i një akti. Aktiviteti I shërbimeve inteligjentë iraniane në Shqipëri ka qenë tepër aktiv, kjo më tepër pas strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri. Por rasti më I qartë i veprimit të kësaj agjencie ëhstë regjistruar më 22 mars në Tiranë, pranë selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve, teksa po festohej festa e “Sulltan Nevruzit”. Agjencitë e inteligjencës dhe shërbimet sekrete shqiptare mundën të identifikonin dy agjentë me kombësi iraniane, të kamufluar si gazetarë, duke i dëbuar nga vendi. Në këtë aktivitet merrnin pjesë figura të larta publike të vendit përfshi edhe presidentin e republikës. Të ndaluarit nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit u identifikuan si F. Z 65 vjeç dhe S. M 59 vjeç. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Por ky nuk është rasti i vetëm pasi më herët, në nëntor 2016, në qytetin e Shkodrës teksa kombëtarja e Izraelit do të ndeshjes me kombëtaren shqiptare në pranga ranë 4 persona. Ata u arrestuan si pjesë e një celule që do të kryenin akte terroriste me objektiv stadiumin ku luhej ndeshja, ndërsa të ndaluar ishin Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Ergys Faslija dhe Medat Hasani. Këta shtetas e mohuan gjithmonë akuzën ndërsa pas afro dy vitesh ata hetohen me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa Krimet e Rënda ende skanë një rezultat nga dosja ku kanë shkëmbyer informacione edhe me palën kosovare nga erdhi sinjali për aktet terroriste. Por ende asnjë nga institucionet shqiptare nuk konfirmon se për çfarë rasti konkret bëhet fjalë apo se çfarë sulmi terrorist po përgatisnin ambasadorii i Iranit dhe zyrtarët e tjerë që u dëbuan.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?