Dëbimi i diplomatëve nga Rusia, tensionohen raportet e Moskës me Evropën

6 Shkurt 2021, 09:41| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 13:05

  • Share

Vendimi i ministrisë së Jashtme ruse për dëbimin e diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të shteteve evropiane.

E para që ka reaguar ka qenë kancelarja gjermane e cila e quajti të papranueshëm një gjë të tillë:

“Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha  Merkel.

 Ndërkohë që ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha, se dëbimi „nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën. Edhe Polonia ka thirrur menjëherë ambasadorin rus në Varshavë.  Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qëndrim tërësisht të paargumentuar.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve evropianë erdhi në një kohë që i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë, për të diskutuar rastin e dënimit të opozitarit Navalny.  Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet evropiane-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”, por u shprehën të hapur për dialog.  Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve evropiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.

Ministria e Jashtme ruse shpalli „persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në „protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny dhe atyre u është kërkuar të lënë vendin sa më parë të jetë e mundur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 06/02/2021 13:16

    Mos valle rusia eshte protektorat si shqiperia?ku ambasadoret tundin kembet dhe politikanet shtrengojne dhembet?pastaj ,ceshtje kjo hipokrizi-per shqiperine kerkoni gjukata te pavarura,ku asnje nuk ka te drejte te nderhyrje,vec hierarkise se gjyqesorit,dmth gjukata e nje shkalle me te larte gjukon vendimin e gjukates me te ulet pas ankeses.Per analogji,ndaj nuk ka asnje shprese te denohen krimet dhe veprimet antiligjore te saliut,likeflori ilirit,etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?