Avokati Peter Lumaj, në një intervistë për Report TV, foli për vendimin e administratës së Donald Trump, që urdhëron autoritetet për arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA.
Për “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun, avokati shqiptar në SHBA theksoi se nga vendimi preken edhe shqiptarë të cilët kanë precedentë kriminalë. Ai theksoi gjithashtu se ka raste të shqiptarëve të arrestuar. “Po, pa përmendur emra. Ka të arrestuar, njerëz në Florida, dy në Michigan por që kanë shkelje ligjore. “, tha ai.
Sipas tij, këta shqiptarë nuk përfshihen në grupet e para që kanë të bëjnë me të akuzuarit për krime të rënda apo ata që kanë të bëjnë me terrorizmin.
“Dhe shqiptarët një pjesë që kanë rekorde kriminale do të përfshihen se ligji i imigracionit s’ka lidhje me një grup etnik apo fetar, por për ata që kanë shkelur ligjin. Mënyra e ekzekutimit të këtij ligji fillon me grupin e parë që mund të jenë kërcënues për SHBA, që mund të kenë lidhje me terrorizmin, grupi tjetër do të jenë ata që janë të akuzuar për krime të rënda, i treti ata që ka dhënë urdhër gjykata e imigracioni që të kthehen. Shqiptarët në përgjithësi janë në grupin e katërt, që kanë mënyrë jo ligjore në SHBA, por nuk përfshihen në këto kategori. Është një pjesë e vogël e shqiptarëve që mund të kenë efekt negativ në depërtimin e tyre.”, u shpreh avokati.
Një koment bëri edhe për arrestimin e kandidatit demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, Brad Lander, i arrestuar një ditë më parë nga agjentët e imigracionit, teksa e cilësoi si parapërgatitje nga ana e tij.
“Është i parapërgatitur nga vetë kandidati. Ishte kandidat për kryetar bashkie në Nju Jork. E bëri qëllimisht që media të fokusohet. Ka qenë 5 ditë aty duke pritur agjentët të ndërhyjnë dhe si ka mundësi ishin mediat.”, u shpreh ai.
Komente
