Donald Trump

Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike

17 Nëntor, 08:35| Përditesimi: 17 Nëntor, 08:41

  • Share

Ekipi i Donald Trump po shikon planet për të deportuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda, raporton 'The Sun'.

Skema u hartua nga qeveria e kaluar britanike konservatore, por u hoq nga Sir Keir Starmer kur ai u bë kryeministër. Aleatët e Trump thanë se ekipi i tij po shqyrton deportimin e emigrantëve të paligjshëm në një numër vendesh, përfshirë edhe Ruandën.

Një burim pranë kampit të Donald Trump tha se ekipi i tij është duke shqyrtuar skemën e Ruandës.

“Trump bëri fushatë me një premtim për të goditur imigracionin e paligjshëm dhe ai është i vendosur t’i përmbahet atij. Ekipi i tij po shikon skemën e Ruandës. Ai po shqyrton deportimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda dhe vende të tjera, në mënyrë që ata të mos mund të qëndrojnë në tokën amerikane', tha burimi.

Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA duke premtuar se do të godiste emigracionin e paligjshëm në Amerikë.

Ai akuzoi Joe Biden dhe demokratët se mjerisht dështuan në mbrojtjen e kufijve të Amerikës. Kriza e emigrantëve ka arritur kulme të reja në Amerikë vitet e fundit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 17/11/2024 11:55

    Se ç’kam nje parandjenje se do perfundojne ne Shqiperi. Do behemi vend latino-amerikan se republike bananesh jemi qe tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?