Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit e makinave që të përdorin zinxhirët në akset problematike për shkak të dëborës.
"Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura kryesisht në veri ka pasur reshje bore. Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë. Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore ë ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë' njofton ARRSH.
Lajmi kryesor: