ARRSH duke pastruar dëborën në Dardhë

Kronikë

Dëbora e parë në Dardhë dhe Voskopojë, ARRSH ndërhyn dhe pastron rrugët

17 Nëntor 2018, 18:55| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 19:05

  • Share

Dëbora e parë ka rënë ditën e djeshme në Korçë, ku në Dardhë dhe Voskopojë, flokët e bardhë kanë mbuluar gjithçka.

Por bashkë me dëborën dhe temperaturat e ulëta, kanë nisur edhe problemet e para me rrugët në vend.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka publikuar disa foto në Facebook, ku njofton se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për të pastruar rrugën dhe për të lehtësuar kalimin e makinave.

“Pas reshjeve të para të dëborës në Dardhë dhe Voskopojë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e mirëmbajtjes ndërhynë  në terren për të mundësuar pastrimin e rruges dhe kalimin e mjeteve”,-shkruan Gjiknuri.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?