Baghdad

Dëbora mbulon Baghdad-in për herë të parë pas 12 vitesh

11 Shkurt 2020, 17:48| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 17:56

  • Share

Për herë të parë pas 12 vitesh dëbora ka mbuluar Baghdad-in.

Kryeqyteti irakian është veshur me të bardha për më shumë se një dekadë.

Shumë njerëz filluan të bënin fotografi, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore.

Sipas medias britanike, këto reshje erdhën si pasojë e stuhisë dimërore që përfshiu Evropën.

Herën e fundit kur banorët e Bagdad-it panë borën ishte në vitin 2008 edhe pse reshjet ishin të dobëta dhe bora u shkri shpejt.

Fëmijët duke luajtur me topa bore

Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vite rresht.
Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut, duke sqaruar se vala e të ftohtit ka ardhur nga Evropa.

Banorët e Baghdad-it nuk janë mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta.

Vitet e fundit, rekordi i temperaturës më të lartë ishte 51 gradë Celsius.

Foto nga Bagdad

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?