Qarku i Korçës ditët e fundit është “pushtuar” nga reshjet e dëborës, erërat e forta dhe temperaturat e ulëta.
Ne zonat malore reshjet kanë qenë më të dendura dhe era më e fortë, ndërsa trashësia në disa zona si Dardha ka shkuar më shumë 40 cm.
Problematikat që janë shfaqur në qarkun e Korçës:
- Njësia Dardhas- Të bllokuara 5 fshatra, Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushe, mbi 1.5 m dëborë. Banorët në këtë zonë po kërkojnë ndihmë, pasi ushqimet po mbarojnë.
- Maiq- Probleme me energjinë Gjinikas, Osoje, Moglice.
- Një pjesë e rrugës së Nikolicës e bllokuar nga dëbora.
- Duke filluar nga Gora dhe më tej do ndërhyhet me kontraktorët e Korçës.
- Probleme me energjinë ka në Progër.
Gjate natës u punua nga Kontraktorët për Mirëmbajtje Dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë 9 mjete Borëpastruese. Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçe - Erseke - Leskovik. Korçe - Dardhe. Korçe - Voskopoje , kryhet pa probleme.
Në rrugën e Dardhës nga km 9- km 13 me goma dimërore për orët e paradites. Kontraktoret do vazhdojnë punimet edhe gjatë ditës.