Foto e publikuar nga Rama

Kronikë
Top 24

Dëbora mbulon vendin, Rama: Për kalueshmërinë e automjeteve, puna po vijon pa ndërprerje (Foto)

5 Janar 2019, 08:28| Përditesimi: 5 Janar 2019, 08:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë në rrjetin social “Facebook” fotografi ku shihen borëpastrueset teksa punojnë gjatë natës, për të pastruar rrugët e akset kombëtare.

"Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi drejtuesit e mjeteve që në disa nga akset kryesore të vendit, sikurse Qafë-Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, do t’i duhej të qarkullonin me zinxhirë. (Lexo këtu)

Reshjet deborës kanë nisur përpara tre ditësh, fillimisht në veri e verilindje. Situata deri më tani është paraqitur e vështirë në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë por edhe në Konispol. Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra, e konkretisht në Dibër evidentohen deri më tani nëntë fshatra të bllokuara. (Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?