Kronikë

Dëbora në Dardhë shkon në 1 metër, probleme me energjinë elektrike në disa zona të qarkut (VIDEO)

19 Nëntor 2018, 10:11| Përditesimi: 19 Nëntor 2018, 12:40

  • Share

KORÇË- Bora e dëndur që ka nisur të bjerë në qarkun e Korçës ka lënë pa energji elektrike disa zona.

Probleme me dritat që prej ditës së djeshme ka pasur zona e thellë e Mokrrës në Pogradec dhe zona e Pustecit.

Ndërkohë trashësia e borës në zonën e Dardhës ka arritur në 1 metër, ndërsa në Kapshticë dhe Voskopojë 10 cm.

Prej dëborës, Dardha është e kalueshme vetëm me anë të  zinxhirëve, ndërsa zonat e tjera janë të kalueshme. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?