Sociale

Dëbora në pranverë/ Anira Gjoni për Report Tv: Problematike për këtë javë janë temperaturat e ulëta dhe ngricat

7 Prill, 12:47| Përditesimi: 7 Prill, 12:51

  • Share

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, moti dje na surprizoi me reshjet e dëborës kryesisht në veri dhe juglindje të vendit. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se kjo situatë ishte e pritshme pasi ishte paraljmëruar më herët në fillim të këtij muaji.

“E kishim paralajmëruar që java e dytë e muajit do të sillte temperatura të ulëta dhe reshje në formën e dëborës. Një fenomen që ndodh në stinën trazintore, pranverë ose vjeshtë. Është një çrregullim e masës ajrore mbi Artik, e cila zbret më poshtë në jug duke përfshirë edhe vendin tonë i cili është i ngrohtë. Në prill të viteve të kaluara ky fenomen ka sjell temperatura të ulëta dhe ngrica”, tha Gjoni në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Gjoni theksoi se sot situata është përmirësuar, por përsëri mbeten problem ngricat dhe temperaturat e ulëta.

“Nesër juglindja do të ketë reshje të dobëta dëbore, kryesisht në Korçë. Në pjesën tjetër të vendit do të kemi reshje të dobëta lokale. Temperaturat dhe ngricat janë problem i kësaj jave”, shtoi Gjoini teksa nënvizoi se drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Sa i përket temperaturave, në zonat malore minimalet do të shënojnë -5 gradë.

Ndërsa të enjten dhe të premtën do të kemi një rritje temperaturash.

Në zonat malore maksimalet do të arrijnë deri në 11 gradë.

“Dy javët e dyta të  prillit do të kemi temperatura të larta dhe ditë me diell. Një krahasim me 10 vjeçarin e fundit gjatë muajit prill jemi përballur me ngrica. Masa e ftohtë ajrore nga Artiku fillimisht zbret në Rusi, futet në Ukrainë, Poloni dhe më pas godet zonën e Ballkanit”, tha Gjoni ndërsa theksoi se të  enjten pritet vala e dytë por vendi ynë nuk do të preket.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?