Dëborë në maj! Shishtaveci zbardhet pas ditëve me diell (FOTO+VIDEO)

6 Maj 2020, 19:37| Përditesimi: 6 Maj 2020, 20:58

  • Share

Fshati Shishtavec në Kukës është përfshirë nga reshjet e borës, pas shumë ditëve me diell.

Reshjet kanë filluar me intensitet të madh gjatë orëve të pasdites dhe po vazhdojnë akoma edhe në këto momente.

Reshjet e borës në zonat malore të Kukësit nuk janë të pazakonta as në këtë kohë.

Pavarësisht bukurisë që ka sjellë bora, për fermerët e kësaj ane mbetet shqetësuese dëmi që mund të shkaktojë kjo borë në kulturat bujqësore.

Kujtojmë se në bregdetin shqiptar ka filluar mbushja me pushues për shkak të motit me diell edhe pse vendi është në izolim prej përhapjes së koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?