Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Korçës ka pasur reshje dëbore. Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës arrin në 15 -20 cm.
Firmat kontraktore kanë punuar që prej orëve të para të mëngjesit me kriposje dhe pastrim, ndërkohe punë më intensive është kryer pas kilometrit të14 ku dhe vështirësia ka qenë më e madhe. Ndërsa nga kilometri i 7 deri në km e 14 trashësia e borës ka arritur nga 5 deri në 15 cm. Reshjet e bores të shoqëruara me erë vijojnë ende në Dardhë.
Gjatë kësaj jave vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulta dhe reshje dëbore në disa zona edhe pse të pazakonta këto për stinën e pranverës.
Komento