Për herë të tretë këtë sezon, në 3 ndeshjet e para të La Ligas, Barcelona ia ka dalë të fitojë me rezultatin 2-1. Në transferëtn e Vajekas kundër skuadrës së Ivan Balliut, katalanasit e panë veten shumë shpejt në avantazh, teksa në minutën e 9 Lopez zhbllokoi shifrat.
Në pjesën e parë tentativat e Barcelonës ishin të vakta, ndërsa menjëherë me të nisur fraksioni i dytë i lojës u aktivizua blerja e verës Dani Olmo, i cili në fund rezultoi edhe lojtari i ndeshjes. Megjithatë fillimisht shifrat do ti barazonte Pedri pas një kombinimi me Rapinhan.
Në vijim kombinimi Yamal-Dani Olmo, i cili solli në vëmendje atë që bënë në Evropian me Spanjën, solli përmbysjen e rezultatit dhe 3 pikëshin për Barcelonën.
Barcelona pas 3 javëve të para në La Liga është skuadra e vetme me pikë të plota, por festën e prishi dëmtimi i Bernal në fundin e ndeshjes. 17-vjeçari i cili bëri një paraqitje brilante në mesfushë ka këputur tendinën dhe do mungojë për 7-8 muaj e ardhshëm.