Debutimi i Brojës dhe Çekiçit, bilancet dhe arbitrat me Bjellorusinë! Kombëtarja bëhet gati për Ligën e Kombeve

1 Shtator 2020, 15:22| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 17:46

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë me 4 shtator në transfertë dhe kundër Lituanisë me 7 shtator. Për këto dy ndeshje Edi Reja nuk do të ketë as Marash Kumbullën, i cili të hënën pas rezonancave rezultoi i dëmtuar, ndërkohë që ende me pikëpyetje janë Lenjani dhe Kamberi, për të cilët Zvicra nuk jep leje për të udhëtuar për shkak të pandemisë.

Për këto dy ndeshje dhe për debutimin me Kombëtaren A folën sot futbollistët Armando Broja dhe Endri Çekiçi.

“Kam emocione të mëdha. Jam shumë i kënaqur që jam me lojtarët më të mirë. Te U19 dhe U21 luajnjë fort dhe shpejt, kështu kam qejf të luajë dhe unë këtu,”-shprehet Broja.

“Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhe ta tregoj pse jam këtu. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment,”-deklaron Çekiçi. 

Ndërkohë UEFA ka caktuar edhe arbitrat për ndeshjen e 4 shtatorit me Bjellorusinë, një katërshe nga Sllovenia me kryesor Kristoffer Karlsson. Në 5 ndeshje që kuqezinjtë kanë zhvilluar në të shkuarën me Bjellorusinë kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?