Edon Zhegrova në stërvitjen e parë me Juventusin

Sport

Edon Zhegrova zbret në fushë me Juventusin, mungon në derbin kundër Interit

11 Shtator, 12:46| Përditesimi: 11 Shtator, 15:21

  • Share

TORINO - Edon Zhegrova ishte afrimi i minutave të fundit të Juventusit dhe tanimë populli bardhezi pret të shikojë në fushë yllin e ri të ekipit. Të shtunën në orën 18:00 në Torino luhet Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, duel ky që do e shohë jashtë shqiptarin për shkak të formës fizike. Anësori i sulmit e ka konfirmuar mungesën gjatë prezantimit te Juvja.

"Fola me trajnerin Tudor dhe nuk do të luaj ende sepse duhet të punoj. Do ta mbështes ekipin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, dy ekipe të shkëlqyera, do ta shohim se cili është niveli ynë", tha Zhegrova.

Ekipi i Juventusit u mblodh dje në qendrën e stërvitjes nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor për një seancë intensive përgatitore përpara ndeshjes kundër zikaltërve. Fokusi kryesor i stërvitjes ishte tek taktikat dhe puna fizike, duke u përqendruar në formacionin dhe lëvizjet për Derbin e Italisë.

Zhegrova dhe bashkëlojtarët e rinj, përfshirë edhe sulmuesin belg Lois Openda, ishin për herë të parë të pranishëm në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Klubi ka postuar në rrjetet sociale foto  nga seanca, ku shihen lojtarët duke punuar në taktikat e reja dhe në koordinimin e grupit.

Edon Zhegrova

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?