Andrea Ndoj

Debutoi me Shpresat e Alban Bushit në 23 shtator, Andrea Ndoji i Olympiacos refuzon ftesën e Edy Reja-s! Kërkon Greqinë

8 Nëntor 2022, 12:11| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 12:13

  • Share

Futbollisti me origjinë shqiptare, Andrea Ndoj ka refuzuar ftesën e Edy Rejas për një grumbullim në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë luajnë kundër Italisë dhe Armenisë këtë nëntor. Mbrojtësi i Olympiacos është i radhës që refuzon kombëtaren shqiptare, teksa në 23 shtator debutoi me U-21 e Alban Bushit duke pranuar ftesës.

Kundër dëshirës së të atit, Ndoj u bashkua me Shqipërinë një muaj e gjysmë më parë, teksa duket se situata ka ndryshuar. Një e-mail i mbërritur në zyrat e FSHF njofton se Ndoji nuk dëshiron të jetë më pjesë e kuqezinjve, duke dashur të vijojë karrierën me Greqinë.

Titullar këtë sezon me gjigantët e Olympiacos, Ndoji shihet me besim si e ardhmja e mbrojtjes, teksa ka qenë pjesë e moshave të dy kombëtareve. Me Shqipërinë djaloshi luajti me U-16, U-20 dhe së fundmi U-21, teksa me U-17 dhe U-19 ka qenë pjesë e Greqisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?