Arijon Ibrahimovic

Debutoi në Bundesligë me Bayern Munich, Ibrahimovic takon drejtuesit e Kosovës

9 Mars 2023, 21:56| Përditesimi: 9 Mars 2023, 21:57

  • Share

Sulmuesi nga Kosova, Arijon Ibrahimovic debutoi me ekipin e parë të Bayern Munich në Bundesligë. 17-vjeçari tanimë është në dilemë për të vendosur se në cilën kombëtare do luaj, me Kosovën që është futur në garë. Së fundmi përfaqësues të Federatës së Futbollit në Kosovë  kanë takuar shtatëlartin dhe familjen e tij, për ta bindur që i riu të zgjedhë dardanët.

Me vlerë 1 milionë euro në treg, Bayern Munich firmosi me talentin shqiptar deri në verën e 2025, teksa Ibrahimovic është nën urdhërat e trajnerit Naggelsman.

I lindur në Nurnber në Gjermani, djaloshi ka luajtur me Gjermaninë U-16, U-17 dhe U-18. Me 18-vjeçarët e Gjermanisë, Ibrahimovic ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Pritet që pas takimit të parë, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës të kenë një tjetër bisedë me familjen e sulmuesit për ta bindur që të veshë fanellën e Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?