Alen Sherri kundër Milanit

Debutoi në Serie A, Alen Sherri fut në dilema trajnerin! Projektohet titullar te Cagliari

12 Nëntor, 10:33| Përditesimi: 12 Nëntor, 10:36

  • Share

Portieri Alen Sherri debutoi në Serie A me Cagliarin në një barazim 3-3 kundër Milanit gjatë fundjavës. Shkodrani i Kombëtares ka futur në dilema trajnerin Davide Nicola, me këtë të fundit që pritet të lërë në stol Scuffet dhe në Genoa t'i besojë sërish shqiptarit.

Në një bisedë për "L'Unione Sarda", trajneri shprehet qartë se "askush nuk duhet të ndihet titullar", duke lënë të kuptohet se Sherri mund të ketë minuta të tjera nga fillimi i ndeshjes.

Pas gabimeve të Scuffet në portë, Nicola i besoi Sherrit që paçka se pësoi tre gola nga Milani, askush nuk ishte për gabim të tij dhe vlerësimi 6.7 pas ndeshjes (më shumë se rivali Maignan) tregon qartë se debutimi i shkodranit në Serie A ka qenë më lart se mesatarja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?