Stiven Shpendi kundër Interit

Debutoi në Serie A kundër ekipit që bën tifo, Shpendi i Kombëtares: Emocion i madh, jam fans i Interit

26 Shtator 2023, 14:54| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 14:55

  • Share

Interi fitoi 0-1 kundër Empolit në transfertën e "Carlo Castellanit", për javën e pestë në Serie A. Në fundjavë, debutimin për Empolin në Serie A e bëri edhe sulmuesi Stiven Shpendi. 20-vjeçari që luan edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë la Cesenan në verë dhe u bashkua me Empolin, teksa luajti 79 minuta si titullar para tifozëve të tij, duke bërë një paraqitje të mirë.

Për mediet ai tregon se është një fans i Inter dhe së bashku me të vëllane kanë pasur dëshirë që një ditë të veshin fanellën zikaltër. "Unë dhe vëllai im, që fëmijë të vegjel kemi mbështetur gjithnjë Interin. Një ëndërr e jona e përbashkët është të luajmë të dy në Serie A me fanellën e Interit", u shpreh Shpendi.

Kujtojmë se ai zgjodhi të luante te Empoli në Serie A, për vetë minutazhin që ky klub iu beson elementëve të talentuar, paçka ofertave nga Juventusi dhe klube të tjera. Stiveni dhe Christiani janë pjesë e Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi dhe shihen si elementë të talentuar për të ardhmen e kuqezinjve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?