MOLDAVI - Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes debutoi në Europianin që po mbahet në Chisinau. Edhe pse për herë të parë në arenën ndërkombëtare, Arbri Çerçizi la gjurmë në pedanë teksa u rendit i katërti në stilin e shkëputjes duke ngritur 145 kilogramë.
Ai u klasifikua gjithashtu i pesti në dygarësh me 316 kg të ngritura në shtangë. Paraqitja ishte mbresëlënëse për sportistin që debutonte në arenën ndërkombëtare. Në peshën deri 73 kg duhej të konkurronte edhe Briken Calja, por kampioni i shumëfishtë nuk ia doli të kalojë lëndimin në mes dhe në kofshë.
Sot në orën 10:00 në pedanë ngjitet Erkand Qerimaj, ndërsa në orën 18:00 skena është për Kristi Ramadanin, i cili synon trofe.
Komente
