Debutoi si titullar, por inkursionet e Brojës s'mjaftojnë për Chelsea-n kundër Brentford! M.United i fortë për Tottenham, fiton edhe Reali

20 Tetor 2022, 10:13| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 13:56

  • Share

Armando Broja tani nuk është më thjesht një zëvendësues te Chelsea. Bomberi shqiptar të mërkurën debutoi për herë të parë si titullarë me fanellën e bluve të Londrës, por fatkeqësisht nuk mjaftoi që të dilnin me fitore në fushën e Brentford, pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0. 21-vjeçari në pjesën e parë ishte i papërmbajtshëm, duke bërë edhe disa inkursione personale, por pa i konkretizuar. Sakaq në të dytën, pasi mbushi një orë lojë u zëvendësua nga trajneri Graham Poter.

Ndërkohë për javën e 11 të Premier League Liverpool mori një tjetër trepikësh pas atij me Manchester City-n. ‘The Reds’ mposhtën 1-0 Ëest Ham falë golit të realizuar nga Nunez në minutën e 22.

Sa i përket superpërballjes mes Manchester United dhe Tottenham ‘djajtë’ fituan pastër 2-0, me golat e Fred dhe Bruno Fernandes. Përveç rezultatit të besuarit e Conte-s zhgënjyen edhe në lojë, pasi nuk lanë asnjë shenjë në këtë ndeshje. Pa probleme 90 minutat nuk u mbyllën as për United, pasi Ronaldo, i lënë në stol përgjatë gjithë sfidës, u largua drejt dhomave të zhveshjes pa përfunduar ende takimi.

Ndërkohë në ‘La Liga’ Topi i Artë Karim Benzema ishte vendimtar në fitoren 0-3 kundër Elche-s. Fillimisht zhbllokoi Valverde, ndërsa më pas Benzema dyfishoi pas dy golave të anuluar me VAR për pozicion jashtë loje. Për këtë arsye francezi nuk festoi menjëherë në minutën e 75’, por priti konfirmimin e teknologjisë. Për të vulosur shifrat dhe tre pikët mendoi Asensio, i cili e mban Realin për të paktën edhe një javë në krye të La Liga-s.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cuko: 21/10/2022 23:24

    Nje Hysaj tjeter . lojtar medioker

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?