Cezary Kulesza, presidenti i Federatës Polake të Futbollit ka zyrtarizuar Fernando Santos-in si trajnerin e ri të kombëtares së futbollit. Në një postim në kanalet e komunikmit, trajneri portugez ka pozuar me presidentin Kulesza.
68-vjeçari Santos u largua nga stoli i Portugalisë pas humbjes me Marokun në Kupën e Botës në Katar. Ndeshjen debutuese me Poloninë, Santos do e këtë përballë Shqipërisë në 27 mars të këtij viti, për kualifikueset e Europianit 2024 në grupin E.
Santos udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit në Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve 2018-19 me Cristiano Ronaldon si kapiten. Në nivel klubesh ai ka drejtuar Porton, AEK Athinë, Panathinaikos, Sporting, Benfica, PAOK dhe ka pasur edhe një periudhë katër vjeçare si trajner i Greqisë.