Anila Denaj

Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë

22 Tetor, 15:10| Përditesimi: 22 Tetor, 15:13

  • Share

Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, në një ceremoni të organizuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në ambientet e Kryeministrisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, nënshkroi marrëveshjen e rëndësishme për decentralizimin e funksioneve në sektorin e bujqësisë me kryetarët e katër bashkive, Benet Beci i bashkisë Shkodër, Ervin Demo i Bashkisë Berat, Erion Isai i Bashkisë Kolonjë dhe Josif Gorrea i Bashkisë Divjakë.

Marrëveshjet për decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në nivelin vendor u nënshkruan edhe në fushën e shëndetësisë dhe arsimit nga ministrat përgjegjës, Albana Koçiu dhe Ogerta Manastirliu.

Ministrja Denaj, në fjalën e saj  theksoi se ky proces është një  mundësi për të vijuar një proces shumë të rëndësishëm i nisur 10 vite më parë,  ku në fokus ka qytetarin, bujkun, blegtorin për më shumë shërbime në fushën e këshillimit nga ekcesionistet apo atë veterinar.

“Brenda konceptit bashki të forta është një proces i mirëpritur, besoj për të gjitha bashkitë, të cilat nuk do të marrin vetëm buxhet edhe personel nga ne. Ne duhet të kuptojmë që kjo është një punë e përbashkët, nuk është vetëm decentralizim funksionesh, dhënie buxheti apo dhënie kompetencash, është një bashkërendim i veprimeve për të shkuar drejt një shërbimi më të mirë dhe drejt një vendimmarrje më të mire”, u shpreh Denaj.

Ajo theksoi se kërkesat në në sistemin  e ujitje-kullimit janë shumë më të mëdha, ndaj dhe pjesë e marrëveshjes është bashkërendimi i aktiviteteve të ndërhyrjes në sisteme të ujitje-kullimit për të siguruar toka në funksion të punës së fermerëve dhe të prodhimit për të arritur ato objektiva që i kemi vënë vetes, eksporte 1 mln dollarë në 2030.

Ministrja  shprehu falenderimet e saj për kryetarët e bashkive të cilët kanë  dhenë një kontribur të rëndësishëm  përgjatë këtij muaji që MBZHR po prezanton Skemën Kombëtare të Investime, në një komunikim të drejtëpërdrejtë me fermerët dhe blegtorët.

Projekti pilot në Shkodër, Berat, Divjakë dhe Kolonjë synon të testojë modele të reja të decentralizimit dhe të riorganizimit të shërbimeve  bujqësore.

“Ne po shohim përpara drejt një mundësie të një decentralizimi edhe më të madh për të çuar edhe më shumë funksione dhe më pranë njerëzve duke pasur bashki që mund ti bëjnë këto çështje por këto janë hapa që do të bëhen në mënyrë të matur dhe duke i vlerësuar ndaj është menduar që kjo të bëhet ndërmjet një procesi pilotimi  në tre fusha specifike ku bashkitë mund të bëjnë më shumë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë për një afat 1-vjeçar.

Pjesëmarrës në pilotim janë 4 bashki në madhësi dhe shpërndarje gjeografike të ndryshme si dhe sfida komplekse në fushë e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë Shkodër, Berat Kolonjë dhe Divjakë”, tha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Marrëveshjet e firmosura sot në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë janë një tjetër hap përpara në kuadër të reformës së decentralizimit të kompetencave drejt pushtetit vendor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?