Banderola për Diogo Jota-n

Sport

Dedikime, buqeta me lule dhe këngë për Diogo Jota-n! Miqësorja e parë për Liverpool-in (VIDEO)

14 Korrik, 15:00| Përditesimi: 14 Korrik, 15:06

  • Share

Miqësorja e parë e verës e Liverpool ishte e dedikuar totalisht për Diogo Jota-n dhe vëllain e tij Andre, të cilët humbën jetën pak ditë më parë në një aksident automobilistik. Kjo edhe pse u luajt në transfertën e Preston. Që nga fillimi në tribuna u dëgjua kënga e dedikuar Jota-s nga tifozët e Liverpool, ndërsa edhe kundërshtarët respektuan futbollistët portugez me vendosjen e buqetave me lule.

Darvin Nunez, por edhe Cody Gapko golat e tyre e tyre i festuan në nder të Digo Jota-s, ndërsa edhe në përfundim të ndeshjes të mbyllur 1-3, pati ovacione të gjata duartrokitjesh në tribuna.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?