UKT njofton se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në zonat.
Më poshtë në njoftim thuhet secila zonë e cila është përfshirë nga ky defekt. Skuadrat e UKT ndodhen në terren dhe po punojnë për të kthyer gjendjen e ujit në normalitet sa më shpejt.
Njoftimi i UKT-së:
Per shkak të difektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, kemi reduktim të furnizimit me ujë në zonat e mëposhtme:
Sauk-Rruga "Ramazan Begu"
Sauk-Rruga Elbasanit
Mjull-Bathore (Palush)
Farkë e vogël (Lagjia Daxhit)
Farkë e vogël (Fshati i ri)
Farkë e vogël- Rruga Tuneleve
Farkë e vogël (Lagjia Saukbalve)
Skuadrat tona ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e ujit në normalitet sa me shpejt!
Komente

kur nuk ka defekt ne fakt ka uje shume
PërgjigjuNormalitet? Unë jetoj në farkë dhe normaliteti është ky: në dimër ka 6 orë ujë kurse në verë 1 herë në 3 ditë. Nuk ekzagjeroj asgjë. Dita fillon me hapjen e kapakut të depozitës për të parë sa litra ka gjendje që të llogarisësh a mund të vësh lavatriçen apo jo. Mos flasim fare që shpenzojmë lekë për pompat dhe ndotjen akustike të tyre.
Përgjigju