Foto ilustruese

Sociale

Defekt në linjën e furnizimit, sot reduktim të ujit të pijshëm për qytetarët e Fierit

18 Gusht, 11:59| Përditesimi: 18 Gusht, 12:06

  • Share

FIER- Qytetarët e Fierit do të kenë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm. Njoftimi është bërë nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, ku reduktimi i ujit të pijshëm vjen për shkak të një defekti në linjën e furnizimit.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit, gjatë ditës së sotme do të ketë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit”, njofton Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier thotë se “ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?