Foto ilustruese

Defekt në linjën e tensionit, 70% e qarkut të Beratit në errësirë të plotë

12 Janar 2021, 22:54| Përditesimi: 12 Janar 2021, 22:51

  • Share

Një defekt i rëndë në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së ka lënë në errësirë të plotë 70% të qarkut të Beratit. Të gjitha zonat periferike dhe ato rurale ndodhen prej disa orësh në "terr" të plotë. Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve: Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore, ndërkohë që pjesa tjetër e qarkut vijon të jetë pa energji që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme.

Me energji elektrike janë furnizuar edhe objektet e rëndësisë së veçantë, si spitalet, ujësjellësat, institucionet etj. Edhe pse defekti i linjën 220 KV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit vijon prej orësh, nga specialistët e OSHEE-së Berat bëhet me dije se, po vijon puna për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjinë elektrike në zonat ku ajo mungon prej disa orësh.

Ende nuk bëhet e ditur nga ana e specialistëve të OSHEE-së se kur do të riparohet avaria në linjën e tensionit të lartë dhe kur do të rikthehet energjia elektrike, ndërkohë që mijëra abonentë në të gjithë qarkun e Beratit janë pa drita në banesat e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?