Foto ilustruese

Defekt në rrjetin elektrik, digjet shtëpia e të moshuarit në Mat, 81-vjeçari përfundon në spital! Zjarri ‘përfshin’ edhe një tjetër banesë në Mat

24 Janar 2022, 09:11| Përditesimi: 24 Janar 2022, 09:14

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Vinjoll, Mat, ku si pasojë e flakëve është djegur shtëpia e një 80-vjeçari, i cili mbeti dhe i lënduar nga incidenti.

I moshuari, i cili është identifikuar si M.Z është dërguar në spitalin e Burrelit, për trajtimin e nevojshëm, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e flakëve zjarr ka marrë edhe banesa e Z.Z 81 vjeç, e cila ndodhej pranë asaj të M.Z

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë të defekteve në rrjetin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?