DURRËS- Një problem në stacionin e pompimit në Fushë-Kuqe ka lënë pa ujë disa fshatra në qytetin e Durrësit. Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët në fshatrat Ishëm, Katund i Ri, Manzës, Rashbull dhe një pjesë të Shkozetit se do të kenë probleme me furnizimin e ujë, për një afat kohor të pacaktuar. UKD bën me dije se defeti ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme të energjisë elektrike, teksa theksojnë se janë në terren dhe po punojnë për rregullimin e defektit.
Situata bëhet më e rëndë në një kohë kur në ditët e sotme uji është i domosdoshëm për shkak të higjienës personale, si një mënyrë për të mbajtur larg koronavirusit.
"Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushe Kuqe, do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetareve për këtë situatë të përkohëshme", njofton UKD.