VIP & Spektakël

Defektet e Aulona Mustës na i tregon vajza e saj! Ja kërkesa që ka Amara për gazetaren e njohur

4 Mars 2020, 10:53| Përditesimi: 4 Mars 2020, 12:41

  • Share

Aulona Musta është një nga gazetaret më të njohura të gazetarisë rozë në vend dhe ajo që e diferencon nga të tjerët është fakti që gazetarja zgjedh t’i thotë ‘troç’ gjërat.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Aulona ka folur për projektin e saj më të ri, një program stërvitje online që i vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të kenë një plan stërvitor nga shtëpia ose edhe në palestër.

Sipas Aulonës ky është një projekt që krahas kënaqësisë, i merr edhe kohë, të cilën mund t'ia kishte kushtuar vajzës së saj. Kjo e fundit, shprehet gazetarja, nuk ngurron as t’i thotë defektet e kësaj të fundit duke i kërkuar që të ketë më shumë durim dhe të jetë më e qetë kur Amara gabon.

Tomi është shumë autoritar. Nuk e kisha menduar që do zbutej kaq shumë kur bëhet fjalë për Amarën. Unë e adhuroj marrëdhënien e tyre. Nuk kam menduar kurrë që Tomi do ishte aq i dedikuar, ai ka më shumë durim, ia shpjegon gjërat ndryshe nga unë.

Madje para disa ditësh Amara më tha që do donte të ndryshonte te unë faktin që i bërtas shpesh. Ndërkohë që te babai i saj do donte të mos ndryshonte asgjë, pasi ai gjen zgjidhje për çdo gjë.” shprehet në “Rreze Dielli” moderatorja e “Thumb On”.

 

D.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?