Kronikë

'Defender 2021', Peleshi pret Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë: Të gatshëm për të mirëpritur dhe serinë e Defender-it '23 dhe 25 në të ardhmen (VIDEO)

3 Maj 2021, 17:53| Përditesimi: 3 Maj 2021, 17:57

  • Share

Një para nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21”, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli.

Teksa i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Gjeneral Cavolit, Ministri Peleshi e njohur atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje të rëndësishme.

Sipas Peleshit, kjo stërvitje do të shërbejë si gur themeli për çuarjen përpara dhe intesifikimin e stërvitjeve dypalëshe, Shqipëri-SHBA.

Gjithashtu, ai konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare jo vetëm për të rritur prezencën në stërvitjet e tjera Defender jashtë kufijve, por dhe për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.

Ministri Peleshi falënderoi Gjeneral Cavolin për mbështetjen që SHBA kanë dhënë dhe vijojnë të japin për modernizimin e Forcave të Armatosura të vendit tonë, me qëllim rritjen e nivelit të tyre të gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, për të qenë në lartësinë e sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes të kohës në të cilën jetojmë.

Nga ana e tij, Gjeneral Cavoli vlerësoi masat e marra nga vendi ynë, si vend pritës, për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të stërvitjes Defender Europe ‘21. Ai nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat rrisin nivelin e ndërveprueshmërisë ndërmjet aleatëve.

Stërvitja Defender 21 është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që, ata do të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku.

Më tej, Gjeneral Cavoli siguroi ministrin Peleshi se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të planizojë dhe zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.

Niko Peleshi me Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli

Ceremonia e pritjes për Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli


Lajmi kryesor:

'Defender 21', vijon zbarkimi i mjeteve e trupave të ushtrisë amerikane në Durrës! Peleshi poston videon: Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?