Ndonëse u bënë bashkë në stërvitje e 'Defender 21' që "zbarkoi" sot në Tiranë, sërish u vu re një lloj distancimi mes Presidentit Ilir Meta, Ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.
Kim, Rama dhe Meta ishin të pranishëm bashkë në një ceremoni për herë të parë pas tensioneve të krijuara pasi SHBA shpalli 'non grata' kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Meta reagoi dje me një gjuhë të ashpër, duke mos lënë gjë pa thënë për SHBA dhe duke e konsideruar vendimin e tyre për Berishën si "të pacipë".
Ndërkohë, sot në Sheshin "Nënë Tereza", Yuri Kim dhe Meta shkëmbyen vetëm një shtrëngim duarsh, ndërsa më pas Ambasadorja u ul në krah të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Presidenti ishte larg tyre.
Po e tensionuar duket situata edhe mes kryeministrit dhe Presidentit, pasi në fjalën e tyre përmendën vetëm Kim dhe të pranishmit e tjerë, pa iu drejtuar njëri tjetrit.
Pas mbylljes së ceremonisë, kreu i qeverisë u takua me Ambasadoren Kim dhe u largua më pas, ndërsa kreu i shtetit shkëmbeu përshëndetje me përfaqësues të forcave të Armatosura.
Ushtarë shqiptarë e amerikanë demonstruan sot ushtrime ushtarake në Sheshin "Nënë Tereza", në “Ditën e hapur” të Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.
Në foto Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta
Lajmi kryesor:
Defender Europe 21 'zbarkon' në Tiranë, Yuri Kim: Me Shqipërinë aleate sot nesër dhe përgjithmonë! Rama: Mision i përbashkët rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura
//ReportTv.al
Pse qesh si servil o Ilir Meta? O fol e mbaje, o dhi... e ha..., thot populli. Eshte ajo e "pacipa" dhe "mafiozia" qe po i buzeqesh gjith sevilizem.
Përgjigju