Kronikë

‘Defender 21’/ Ushtarakët marrin shënjestër në bazën e Pashalimanit, momente nga stërvitja

26 Maj 2021, 22:42| Përditesimi: 26 Maj 2021, 22:52

  • Share

Stërvitja Ushtarake “Defender 21” vijon në vendin tonë. Edhe baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert dhe nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në këtë bazë janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ka publikuar në Facebook një video nga momentet e stërvitjes.

“Nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në bazën e Pashalimanit janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut”, shkruan Peleshi.

‘Defender Europe 21 është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Komento

Komente

  • Ushtari i mire Shvejk: 27/05/2021 08:03

    Tani perpara drejt Moskes Amerike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?