Kronikë

‘Defender 21’/ Zbarkojnë në Durrës 2 anijet e para amerikane me mjete logjistike për stërvitjen më të madhe ushtarake në Shqipëri

16 Prill 2021, 22:55| Përditesimi: 17 Prill 2021, 11:06

  • Share

Ndërsa na ndajnë dhe pak ditë nga stërvitja më e madhe amerikane do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 26 prill-20 qershor 2021, sot kanë mbërritur në Durrës 2 anijet e para me mjete logjistike që do të përdoren për stërvitjen.

Anijet amerikane që janë ankoruar pasditen e sotme, në portin e Durrësit kanë sjellë mjete logjistike të nevojshme që do të përdoret në një nga stërvitjet më të mëdha ndërkombëtare që zhvillohen edhe në territorin e vendit tonë, por edhe në Europë.

Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë vijnë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kuadër të kësaj stërvitjeje. Report Tv më herët ka siguruar dokumentin ku është i detajuar plani stërvitor nën komandën amerikane pjesë e së cilës do të jenë 3100 trupa të NATO-s dhe 960 ushtarë shqiptarë. Kjo stërvitje është e ndarë në tre faza të koduara ‘Astral Knight’ prej datës 13 maj deri më 21 maj. Faza e dytë e koduar 'Saber Guardian' prej datave 16 maj deri më 10 qershor si dhe 'Immediate Response' prej datës 17 maj deri më 2 qershor 2021.

Përgatitja e terrenit për kryerjen e kësaj stërvitje më të madhe në territorin shqiptar dhe për herë të parë nga anëtarësimi në NATO i vendit tonë para 12 viteve do të nisë që në muajin prill 2021. Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake, ku pjesë e planit janë:

12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash. 

Anijet që sollën mjetet logjistike

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?